Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: Ëndrra ime për një udhëtim në hënë më afër realitetit se deklaratat e Daçiqit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që tha se është më e logjikshme që SHBA-ja dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrra e saj për t’u bërë kampione e turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione e Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti” ka shkruar Çitaku në Twitter duke i bashkëngjitur emotikona duke qeshur.

Daçiq ka thënë sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.