Kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani është arkitekti Xhelal Llonçari.
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se hapësira që i është ndarë ndërtimit të saj është tejet i ngushtë.
“Jam kundër xhamisë aty. Objektet janë të lidhura me hapësirën, mendoj që ai lokacion është denigrues për xhaminë qendrore në Prishtinë. Nga ana profesionale, hapësira është tejet e ngushtë, nuk ka hapësirë në kuptimin e plotë dhe të ndjehet fryma e kultit fetar. Aty e kemi një objekt që është i dhunuar. Kjo po ndodh me shumë objekte”, ka thënë Llonçari.
“E njëjta gjë është me operë dhe me bibliotekë. Kjo është filozofi oportuniste e pushtetit. Janë për vota, jepja xhaminë, jepi çdo gjë. E ndërton një xhami, por çka ke bërë me atë punë?”, ka pyetur ai.
-
Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim
-
Hasani: Pak e besueshme që Kosova të ketë institucione të reja këtë vit
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
Shahini: Kalkulimi i Uran Ismailit i bën dëm Prishtinës - koalicion joparimor
-
Peticioni i zviceranëve ndal planin e shqiptarëve për xhaminë në Zvicër