Zotimet e kryeministrit të ri, Ramush Haradinaj, se qeveria e tij do të jetë e pakompromis në luftën kundër krimit e korrupsionit, konsiderohen vështirë të realizueshme nga shoqëria civile, raporton KTV.
Emërimi i ministrave që kanë probleme me ligjin, do ta vështirësojnë edhe më shumë realizimin e këtij synimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në javën e parë që është zyrtarizuar në këtë post, shumicën e kohës e ka kaluar në bankën e të akuzuarit.
Limaj, së bashku me katër persona të tjerë, akuzohen për vepra që lidhen me korrupsionin në rastin e njohur si MTPT.
Një ministër i ri në Qeverinë Haradinaj, gjithashtu ka probleme me ligjin. Bëhet fjalë për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili vjen nga radhët e AKR-së.
Ndërsa, zyrtarja tjetër e Ministrisë së Tregtisë, Eliana Naka, akuzohet për konflikt interesi, duke marrë vendim për dhënien e 20 mijë eurove OJQ-së “Jakov Inovation Center”, themelues i së cilës ishte Valdrin Lluka.
Ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, është njëri ndër personazhet kryesore të aferës “Pronto”, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet.