Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët deputetë dhe cilin koalicion e dëshiron Kurti për të formuar Qeverinë

Lëvizja “Vetëvendosje” ka ftuar koalicionin LDK-AKR dhe Alternativa, që t’i bashkohen për të formuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton KTV .

Kurti ka ftuar edhe deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës që të bëhen bashkë për të pamundësuar, siç e ka quajtur, një tjetër qeveri të “Klanit Pronto”.

Gjatë ditës, askush nga LDK-ja nuk ka pranuar të flasë.

Ndërsa në një intervistë për KTV-në, partneri i Isa Mustafës në koalicion, Behgjet Pacolli, thotë se janë të hapur për një bashkëpunim me “Vetëvendosjen”.

Pacolli ka përjashtuar çdo mundësi të formimit të qeverisë me koalicionin PDK-AAK-Nisma, ngase PDK-ja duhet të shkojë në opozitë.

Edhe Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në Arbëri Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në

Pacolli ka folur edhe për takimin e sotshëm që zhvilloi me kandidatin e “Vetëvendosjes” për kryeministër, Albin Kurti.

Shpeshtim të këtyre takimeve, Kurti ka paralajmëruar se do të ketë gjatë ditëve në vijim. Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta ndalojë formimin e qeverisë nga “Vetëvendosje”. Dje koalicioni LDK-AKR-Alternativa është pajtuar që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ta përfaqësojë këtë koalicion në takime