Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat pozita i kishin ndarë me marrëveshje të koalicionit Veseli e Haradinaj

Kur Kadri Veseli e Ramush Haradinaj u morën vesh pak para mesnate për të shkuar në koalicion parazgjedhor, ata kishin ndarë edhe pozitat që do t’u takojnë, por ende nuk dihet nëse marrëveshja e tyre do të jetësohet plotësisht, raporton KTV.

Krejt çfarë është e sigurt është se posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë partisë fituese të zgjedhjeve, por jo edhe për qeverinë. Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, që tash veç i ka bërë ftesë të hapur LDK-së, AKR-së e Alternativës, por edhe deputetëve të AAK-së e Nismës që t’i bashkohen një koalicioni të gjerë për ta formuar qeverinë, ka thënë se nuk do ta votonin një kandidat për kryetar si Kadri Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai, në emisionin Rubikon në KTV, ka thënë se në parim nuk do ta mbështesnin asnjë kandidat të tyre, porse gjithçka varet nga emri që do të propozohet. Por, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus ka thënë se ata që synojnë të marrin qeverinë nuk duhet ta bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kushdo qoftë ai.