Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat mesazhe të Kosovës Vuçiqi i quan të rrezikshme

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në politikë ka parë çdo gjë, disa veprime edhe i ka kuptuar por ka shtuar se “sjelljen irracionale të Kosovës nuk e kupton”, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjellin mediat serbe, ka shtuar se as që përpiqet të përgjigjet në të gjitha ato deklaratat e Kosovës e dhe në disa të tilla të bashkësisë ndërkombëtare.

"Por minimizimi i tillë i rolit të Kombeve të Bashkuara... por të thoni se nuk do të bisedoni me UNMIK-n, se aq na bën për BE-në, se Rusinë e kemi armike, se SHBA-ja duhet a kuptojë se Kosova është e pavarur, se taksa do të qëndrojë 100 vjet”, këto, sipas Vuçiqit, janë mesazhe të rrezikshme.