Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat komuna përfituan më shumë, e cilat më pak nga Buxheti i Kosovës?

Banorët e Graçanicës janë përfituesit më të mëdhenj për financim nga ana e Buxhetit të Kosovës me 1,176 euro, ndërsa ata nga Deçani për vitin 2019 kanë përfituar 224 euro për kokë banori.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave të prezantuara në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, buxhetin më të lartë e ka Komuna e Prishtinës - 87.73 milionë euro, kurse ajo e Kllokotit ka buxhetin më të vogël prej 1.24 milion euro.

Për nga lartësia e pagesës për kokë banori, në pesëshen e parë pas Graçanicës, vjen Komuna e Parteshit, ajo e Obiliqit, Shtërpcës dhe Mitrovicës së Veriut.

Në fund të listës janë komunat e Kaçanikut, Dragashit, Rahovecit dhe Vitisë.

Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i komunave për vitin 2019 është 554.7 milionë euro.

Buxheti i Kosovës paraqet dokumentin në formë të ligjit me të cilin planifikohen të hyrat dhe shpenzimet e shtetit për tërë vitin kalendarik. Ai përgatitet nga Ministria e Financave, në koordinim me organizatat buxhetore dhe miratohet në fund të vitit nga Kuvendi i Kosovës.

Edhe Qeveria Kurti shpërblen komunat e Vetëvendosjes Arbëri Qeveria Kurti shpërblen komunat e Vetëvendosjes

Raporti i plotë:

{gallery}