Pas shtyrjes së sërishme të vendimit rreth ish - kryeministrit të Kosovës e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili, me fletë arrest të Serbisë po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij vitit, mediet e Beogradit sot kanë shkruar për gjoja “dëshmitë e reja’ të Serbisë, të cilat, sipas tyre, e implikojnë ish – komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit për “krime lufte”, transmeton koha.net.
Gazeta e Beogradit “blic” duke raportuar për këto “dëshmi”, ka thënë se, gjoja, Haradinaj “ka varrosur të gjallë policë, ka prerë në fyt femra dhe ka dhunuar nuse nëpër dasma”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë grumbullimin e këtyre “dëshmive” tash e disa vite po punojnë zyrtarët serbë, zëvendësprokurori Dragoljub Stankoviq, ushtruesi aktual i detyrës së prokurorit Milan Petroviq dhe i ish – prokurori Vladimir Vukçeviq.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë, para disa ditësh në Gjykatën e Colmarit, sipas “Blicit”, ka dërguar “dëshmi” në më shumë se 100 faqe dhe, siç thotë “blic”, edhe aktgjykimin e Tribunalit të Hagës “për të dëshmuar se Haradinaj nuk ngarkohet për veprat për të cilat është gjykuar në Hagë”.
Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se në dokumentacionin shtesë ka
rrëfime të dëshmitarëve, raporte të MPB-së e të stacioneve ushtarake si dhe procesverbale nga vendet e ngjarjes.
Gjykata e Hagës Ramush Haradinajn dy herë e ka shpallur të pafajshëm
Dje, Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, e ka shtyrë sërish vendimin për lirim ose ekstradimi të tij në Serbi siç dëshiron Beogradi.
Vendimi tjetër është paralajmëruar të merret më 6 prill.