Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat dhe sa projekte do të realizohen nga BERZH-i në Kosovë

Vetëm njëmbëdhjetë nga tridhjetë e nëntë projektet e prezantuara në Samitin e Londrës kanë marrë përkrahjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin infrastrukturës rrugore, trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemit të ujësjellësit, raporton KTV.

Realizimi i tyre pritet të bëhet për tre vjetët e ardhshëm.

Vlera e projekteve arrin shumën e rreth 300 milionë eurove.

Prej tyre, 100 milionë euro do të jenë përkrahje financiare nga BERZH-i.

Edhe Cilat dhe sa projekte do të realizohen nga BERZH-i në Kosovë Video Cilat dhe sa projekte do të realizohen nga BERZH-i në Kosovë

“Shumica e këtyre projekteve ishin në sektorin e infrastrukturës komunale. Prandaj, BERZH-i, së bashku me Ministrin e Financave të Kosovës, ranë dakord që të zhvillojnë një kornizë për bashkëpunim për projektet prioritare me komunat, sipas të cilave, do të shqyrtojmë financimin e projekteve të infrastrukturës komunale më të vogla, deri në një total komulativ prej 100 milionë eurosh”, ka thënë Svitlana Pyrkalo nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndërsa, pjesën tjetër të mjeteve, qeveria do ta sigurojë përmes borxhit të jashtëm.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se duhet punuar më tepër për përfshirjen e projekteve të sektorit privat.

Prej 39 projekteve, 15 ishin nga sektori privat.

Edhe Drejtori i BERZH-it: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor Ekonomi Drejtori i BERZH-it: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor

Përveç këtyre projekteve, në samit ishin prezantuar edhe dy projekte të tjera kapitale, unaza e jashtme e kryeqytetit dhe kyçja e vendit në gazsjellës.

Por, deri tani, të dy autoritetet kanë treguar se nuk kanë një qëndrim konkret.