“Vetëm gjatë muajve të bombardimeve të forcave ajrore të NATO-s, ushtria serbe vrau rreth 15 mijë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë, gra e pleq. Ata hapën mbi 500 varreza masive”, raporton KTV.
Këtë paragraf në faqen 221 të librit të Historisë për klasat e 11-ta, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e vlerëson si të gabueshëm pasi numri prej 15 mijë të vrarëve gjatë bombardimeve të NATO-s, nuk është i saktë. Kështu është shprehur Ramadan Sokoli, menaxher i projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në Edukimin Gjithëpërfshirës, ku janë hulumtuar tekstet e lëndës së Historisë të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Fondi për të Drejtat e Njeriut e paraqet një numër ndryshe, pas hulumtimeve të sakta që janë bërë.Sokoli ka thënë se të rinjtë e Kosovës, kanë shumë pak informacione për saktësinë e ngjarjeve që kanë ndodhur, si gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe në rrethana të tjera, derisa roli i gruas në luftë, përmendet fare pak dhe nuk ka të dhëna korrekte.
Në tekstet shkollore, ka thënë ai, përdoret gjuhë ofenduese kur bëhet fjalë për komunitetet pakicë në Kosovë.
E Mrika Limani nga Instituti i Historisë, e ka arsyetuar këtë, me faktin se tekstet shkollore shkruhen në vija të trasha dhe si të tilla, thjeshtësohen. Edhe Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, është shprehur se gjatë punës me studentë të Departamentit të Historisë, në lëndët e Metodologjisë së historisë, ka gjetur një varg gabimesh që duhet përmirësuar.
Në prezantimin e këtij projekti rreth hulumtimit të librave të Historisë u tha se meqë të gjeturat janë të ndryshme, duhet të ketë autorë edhe të fushave të tjera si humane dhe sociale, që mund të ndikojnë në përmirësimin e përmbajtjes së librave të historisë.