Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë rejtingu kanë partitë e liderët në Maqedoni, sipas IRI

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) i realizuar prej 4-12 mars të vitit 2017 (përpara dhunës në Kuvend) tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, te blloku maqedonas 27% të votave do t’i merrte partia e Nikolla Gruevskit – VMRO-DPMNE, ndërkaq 17% të votave LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Te blloku shqiptar, sipas anketës së IRI-t, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasmit kanë rejting të njëjtë, gjegjësisht të dy partitë do t’i merrnin nga 7% të votave. LR-PDSH-ja (Aleanca për Shqiptarët) sipas anketës do t’i merrte 2% të votave. 9% do ta kishin prishur fletë-votimin, 4% nuk do të kishin votuar fare, ndërkaq 5% e të anketuarve nuk janë të ndarë për asnjë parti, njofton Portalb.mk.

Image

A duhet të ketë zgjedhje të përkohshme parlamentare?

44% e të anketuarve mendojnë që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, 41% janë kundër, ndërkaq 15% nuk kanë përgjigje.

Image

Cilën parti do ta votonit nëse do të mbaheshin sot zgjedhjet komunale?

Edhe “Lufta” me sondazhe në Maqedoni, herë kryeson LSDM, herë VMRO Botë “Lufta” me sondazhe në Maqedoni, herë kryeson LSDM, herë VMRO

Sipas anketuesve, VMRO-DPMNE-ja do t’i merrte 28% të votave, LSDM-ja 16%, BDI-ja 8%, Lëvizja BESA 7%, LR-PDSH-ja 2%, GROM 1% dhe PLD 1%. 4% janë të ndarë për parti tjera, 4% nuk do të votonin fare, 5% do ta prishnin fletën e votimit, 5% nuk janë ende të ndarë për ndonjë parti politike, ndërkaq plot 17% kanë refuzuar që të përgjigjen.

Image

Rejtingu i liderëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, prej prillit të 2016 deri në marsin e 2017 ka pësuar rënie më të madhe, edhe atë për 5%, gjegjësisht nga 21% në 16%. Zoran Zaevi i LSDM-së prej prillit të 2016 deri në marsin e 2017 ka rritje për 1%, gjegjësisht prej 9% tani e ka 10%. Presidenti Gjorge Ivanov ka rejting vetëm 3%. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka rejting 5%, Bilall Kasami 5%, Ziadin Sela 3%, ndërkaq Menduh Thaçi 1%. 32% e të anketuarve nuk janë për asnjërin.

Image

A duhet ta japë mandatin presidenti Ivanov?

Edhe Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend Arbëri Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

50% e të anketuarve kanë thënë se “po” presidenti Ivanov duhet ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. 22% janë kundër, 12% thonë se “varet nga pasojat”, 10% “nuk e dinë dhe kanë refuzuar të përgjigjen”, ndërkaq 5% kanë thënë se “varet kush është udhëheqësi”.

Image

Ky sondazh u zhvillua për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve nga Brima, firma për hulumtim të tregut në bashkëpunim me Chariot LLC. Të dhënat janë mbledhur prej 4 – 12 mars, 2017, nëpërmjet intervistave ballë për ballë. Gjithsej 1,108 intervista u plotësuan me mostër që përfaqëson kombësinë, me margjinë të përgjithshme të gabimeve që nuk tejkalon plus ose minus 3 për qind në shtrirje mesatare të nivelit të besueshmërisë prej 95 për qind. Shkalla e përgjigjes ishte 71 për qind. Shuma e figurave në grafiket ose tabelat mund mos të jetë 100 për qind për shkak të rrumbullakimit.