‘A day without Women’ është iniciativë që në SHBA ka nisur si protestë, ku gratë nuk dalin në vendin e tyre të punës, për të treguar se sa të rëndësishme janë dhe se puna nuk mund të kryhet pa to, raporton KTV.
Në Kosovë, Gratë deputete të Kuvendit kanë bërë një kërkesë të njëjtë – që të mos mbahet seanca e Kuvendit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por jo si shenjë proteste.
Kërkesa drejtuar kryetarit të Kuvendit është bërë me arsyetimin se shumica e deputeteve nuk janë në Kosovë dhe se ka shumë aktivitete për shënimin e 8 Marsit. Vendimi është marrë pa konsultim të Bordit të Grave Deputete dhe me iniciativë të kryetares së këtij grupi, që është Blerta Deliu Kodra e PDK-së. Ajo ka qenë e paqasshme për KTV-në.
Por, Shukrie Bytyqi nga Nisma për Kosovën ka konfirmuar për televizionin se ajo bashkë me kryetaren e këtij grupi dhe një pjesë të grave deputete janë në një udhëtim në Bruksel, pikërisht për shkak të 8 Marsit. “Jemi këtu për festën e 8 Marsit. Tema është fuqizimi ekonomik i grave. Janë shtetet e BE-së dhe shtetet kandidate”, ka thënë Bytyqi në një mesazh telefonik.
Ajo dhe partia e saj në fakt janë të vetmet që janë njoftuar për këtë shtyrje dhe janë pjesë e kësaj iniciative. Time Kadrija, deputete e AAK-së, që është pjesë e Bordit të këtij grupi, i ka thënë televizionit se vendimi është marrë pa konsultim.
nuk kemi qenë për shtyrje të seancës por nuk jemi konsultuar nga Grupi i Grave Deputete”, ka thënë Kadrijaj. Gratë deputete të Vetëvendosjes nuk e kanë përkrahur këtë iniciativë. Sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, pozitat drejtuese dhe vendimmarrëse në institucionet e Kosovës vazhdojnë të dominohen nga burrat.
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura
-
Çitaku: Në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në 20:30, kaq seriozë janë
-
Haxhiu: Deputetët duhet të marrin pjesë në seancë, Kushtetuesja e tha qartë
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin