Ish-kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Blerim Rexha, i ka dërguar letër të hapur Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë që e kupton se shkarkimi i tyre po bëhet për shkak të fushatës, raporton KTV.
Rexha, në këtë letër, ka thënë që është ofenduese të thuhet se anëtarët e bordit janë jo kompetentë dhe joprofesionalë. Ai ka kritikuar Haradinajn për mos-vizitë në këtë institucion.
Shkarkimin nga pozita e kryetarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Blerim Rexha e quan politik.
Rexha thotë se e kupton që kjo po bëhet në kohë fushate, por sipas tij, është ofenduese të thuhet se anëtarët e bordit janë jokompetentë dhe joprofesionalë.
Rexha i është drejtuar edhe me një letër të hapur kryeministrit Ramush Haradinaj, ku ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shkarkimin e djeshëm të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Edhe
Rexha, Haradinajt: Ju kuptoj që na shkarkuat sepse jemi në kohë fushate, por mos na ofendoni
Rexha, në këtë letër, duke e kritikuar kryeministrin Haradinaj për mos-vizitë në këtë institucion, e ka informuar atë në mënyrë ironike me “parregullsitë serioze” që e kanë përcjellë institucioni që ai e ka drejtuar.
Organizata për rritjen e cilësisë në arsim thotë se po presin përgjigje nga kryeministri për shkarkimin e shefit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
ORCA është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit Haradinaj, drejtuar ministrit të Arsimit Bytyqi për shkarkimet në fjalë.
Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, të hënën ka shkarkuar nga puna ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, si dhe anëtarët e Bordit të kësaj agjencie.
Në vendim thuhet se deri më tash, procesi i akreditimit të arsimit të lartë është zhvilluar me parregullsi serioze.
Edhe
Rexha: Kosovën para EQAR-it e paraqiti keq qeveria
Në kohën sa ka qenë në krye të Këshillit kombëtar të Cilësisë, Blerim Rexha dhe anëtarët e shkarkuar të Bordit drejtues shumë programe të studimeve të Bartësve të Arsimit të Lartë privat nuk ishin akredituar, numri i studentëve ishte kufizuar dhe disa drejtimi të studimeve ishin ndaluar krejtësisht.
Vlen të përmendet se përbërja e këtij Bordi edhe Universiteteve publike nuk u ishin akredituar disa programe të studimeve.