Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 34 pjesëtarëve që nga sot u shtuan në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK)
Sipas kryeministrit, sot u dëshmua gatishmëria e Kosovës për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore.
“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.
-
Haradinaj: Duke e forcuar paqen në Kosovë, e forcojmë paqen edhe në botë
-
Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK garanton sigurinë e Kosovës dhe rajonit
-
Haradinaj: Kosova në NATO u garanton komuniteteve edhe më shumë siguri
-
Haradinaj priti ministrin dhe komandantin e FSK-së
-
FSK-ja me 18 nëntogerë të rinj