Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çerdhja në Fushë Kosovë i privon fëmijët ‘problematikë’ nga ushqimi

Vetëm pse deshi të ulej në kërrigën e shoqes së klasës në kopsht në kohën e drekës, pesëvjeçari Drin Rama, u dënua nga mësuesja e tij.

Dënimin që mori ishte të mos hante bukë, duke iu ndaluar që atë ditë të merrte shujtën e tij ditore, sikur të gjithë shokët e klasës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ëma Arieta, thotë se fillimisht nuk besoi atë që po i thoshte i biri se mësuesja e kishte detyruar që vetëm t’i shikonte shokët duke ngrënë.

Për t’u vërtetuar, ka biseduar edhe me prindërit e fëmijëve të tjerë, të cilët e bindën se djali i saj ishte dënuar në atë mënyrë.

Ajo gjithashtu thotë se kërkoi sqarim nga mësuesja dhe drejtoresha, të cilat i kanë thënë se djali i saj ka gënjyer.

Këtë e mohojnë drejtoresha dhe mësuesja e çerdhes, duke thënë se jo dënim me bukë, por asnjë lloj dënimi nuk e praktikojnë kur fëmijët bëjnë ndonjë problem.

Veprimi i mësueses së këtij kopshti e ka detyruar nënën e pesëvjeçarit që ta largojë nga aty, derisa është duke menduar ta gjejë një vend tjetër.