Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kontestuar mënyrën e emërimit të njerëzve në kryesinë e PDK-së. Për më tepër komunikatën e këtij subjekti e ka cilësuar cinike, raporton Koha.net.
“Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë ‘demokratike’”, ka shkruar Çelaj.
Më 4 janar, ai i ka drejtuar një letër kreut të partisë, Kadri Veselit, në të cilën ka shfaqur pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor, i cili sipas tij nuk është zhvilluar në frymë demokratike.
-
Të pakënaqurit në PDK thonë se partia s’reformohet me dokumente, por me shkarkime
-
Çelaj letër kritikuese Veselit, ankohet për Kryesinë e re të PDK-së
-
PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme pas rezultatit të 7 qershorit
-
PDK mbledh kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues
-
Hoxhaj e quan Konventën e PDK-së improvizim: Më shumë skemë politike sesa garë e barabartë