Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çaushi i VV-së kritikon punën e Abrashit të LDK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi nuk është për t’u lavdëruar.

Kështu ka thënë nënkryetari i LVV-së, Driton Çaushi në Rubikon të KTV-së duke përmendur punësimet jashtë vendi me tri vite leje pune.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çaushi thotë se puna e Abrashit duhet të zgjojë më së shumti hidhërim.

"Një ndër figurat që besoj se duhet të zgjojë më së shumti hidhërim është ajo se si ia ai prezanton punët e veta. Në vitin 2016 kemi 10.000 të ikur në Gjermani me tri vite leje pune, ne jetojmë në Kosovë dhe takojmë mjaft prej këtyre njerëzve", ka thënë ai.

Çaushi thotë se është i dhimbshëm vullneti i kosovarëve për të ikur jashtë vendit.

"Nëse ka qenë qëllim që të hapen vende pune dhe të zbrazet Kosova, çka nëse ky trend vazhdon për 10 vite, është për shqetësim, nuk jam kundër punësimit jashtë por po humbim profesionistë", ka thënë ai.