Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çanta e harruar e një studenti shkakton panik në Filologjik

Një ditë pasi menaxhmenti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, tha se kanë gjetur një letër kërcënuese në hapësirat e sallës së kuqe të Fakultetit Filologjik, sot gjatë ditës një çantë dore ka shkaktuar panik te studentët dhe stafi akademik i këtij fakulteti.

Çanta e braktisur për rreth 3 orë ka qëndruar në hapësirat e fakultetit, ku ka zgjuar dyshimet se në të mund të jetë një mjet shpërthyer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës, e ka kontrolluar çantën rreth orës 16 ndërsa në të s’ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Rreth po kësaj ore ka ardhur edhe pronari i çantës, i cili i ka thënë policisë se thjeshtë e kishte harruar atë në korridorin e këtij fakulteti.

Pas sqarimit të këtij rasti, fakulteti i është kthyer normalitetit.