Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës dhe i Këshillit për Integrime Europiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak, deklaroi se në periudhën e ardhshme priten trazira në veri të Kosovës që do të jenë në favor të administratës së presidentit rus, Vlladimir Putin, që po ashtu do të shkaktojë forcimin e forcave ekstremiste proruse në vetë Serbinë, shkruan novimagazin i Novi Sadit, transmeton Koha.net.
“Shpërthim trazirash të tilla mund të ndodhin edhe në Beograd pas zgjedhjeve të marsit”, ka thënë Çanak për Radion Evropa e Lirë.
Çanak është shprehur se asnjëherë nuk ka akuzuar rusët për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por ka shtuar ai se nuk do të ngurojë të thotë se interesat e Rusisë në këtë moment “janë shumë të afërta me destabilitetin që sjellin vrasjet e tilla politike”, transmeton Koha.net.
Çanak ka ripërsëritur vlerësimin se Qendra e ashtuquajtur Humanitare Ruse në Nish në fakt paraqet “nukleusin e bazës ushtarake ruse” dhe ka shtuar se ka indicione serioze se prej aty është përgatitur puçi në Mal të zi.
Siç ka pohuar ai, në Serbi janë mbi 70 qendra të ashtuquajtura kulturore ruse dhe se “në një vend më së lehti hyhet me tanke përmes urave të kulturës dhe të arsimit”, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.
-
Çanak: Rusia e sheh Serbinë si një aeroplanmbajtëse që s’fundoset në zemër të BE-së
-
Kërkohet të merren seriozisht paralajmërimet e Zelenskyt
-
Zelensky: Rusia po përgatit luftë në Ballkan
-
Çanak: Vuçiqi nuk është peng i Moskës, ai frikësohet nga Moska
-
Çanak: Serbia nuk do marrëveshje, Perëndimi po e toleron për ta shkëputur nga ndikimi rus