Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çakordimi i liderëve

Foto: Koha

Presioni i shtuar amerikan për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe ka thelluar përçarjen brenda koalicionit. Çakordimin e kanë manifestuar në deklaratat e dhëna, pas takimeve me delegacionin e lartë amerikan, i cili për dy ditë qëndroi në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë theksuar urgjencën e zgjidhje së nyjës rreth dialogut, për t’i dhënë shans marrëveshjes përfundimtare. Presidenti Thaçi i ka futur në sherr edhe ata që deri tani proklamoheshin si aleatë të Haradinajt, në mbajtjen e taksës ndaj mallrave serbe. Me një zë nuk flasin më as anëtarët e Delegacionit shtetëror, të cilët patën shprehur ambicie ta unifikonin spektrin politik, madje përtej vetvetes. Pavarësisht luhatjes së partnerëve, Haradinaj vazhdon të insistojë në kushtet e vëna prej tij, për pezullimin e taksës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delegacioni, i udhëhequr nga drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe nga drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley, ka vazhduar takimet me liderët institucionalë dhe përfaqësues të opozitës, edhe të enjten. Ka shmangur vetëm Lëvizjen Vetëvendosje. Temë qendrore ka qenë zhbllokimi i dialogut, duke e pezulluar taksën.(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).