Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se KQZ-ja nuk duhet dhe nuk ka të drejtë t'i shpallë rezultatet përfundimtare në komuna ku ende nuk është ezauruar afati ligjor për ankesë në Gjykatën Supreme.
Ai ka thënë se që sipas vendimit të PZAP-së ky afat është 24 orë.
“Kjo, pa paragjykuar se a do të ketë ankesë apo cili mund të jetë epilogu i saj. Kësisoj, vendimi për shpalljen e rezultateve për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, pa u përmbyllur afati 24-orësh për ankimim, përveç se precedent i gabuar, e cenon parimin e sigurisë juridike të kandidatëve”, ka thënë ai.
Në Han të Elezit ka fituar kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi në raundin e parë. Më pas PZAP-ja vendosi që kjo komunë të shkojë në rivotim, por vendimi i anulua dhe u kthye në rivendosje nga Gjykata Supreme.
PZAP-ja në rivendosje konfirmoi rezultatin e arritur në zgjedhje, mirëpo palët kanë mundësi të ankohen në Supreme sërish.
Supremja pritet të vendos sot për këtë çështje.
Edhe
Kritikohet shpallja e rezultateve për Hanin e Elezit pa vendim të Supremes
Për punën e Hanit të Elezit, kritika dha edhe VV-ja sot në KQZ.