Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë - KSHC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie.
“Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilën kryeministri ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e Bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së”, thuhet në njoftimin MASHT-it.
Lexo edhe: AKA thotë vendimi për shkarkim është ndërhyrje në pavarësinë e garantuar me ligj
“Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa ka kërkuar nga Ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale”, thuhet më tej në njoftim.
-
AKA-ja: Vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Bordit, ndërhyrje në pavarësinë e Agjencisë
-
Ndërhyrja e Haradinajt mund ta shtyjë anëtarësimin e AKA-së në ENQA e EQAR
-
Haradinaj sërish ndërhyn në Agjencinë e Akreditimit
-
ENQA përjashton Agjencinë e Kosovës për Akreditim
-
Kërkohet të anulohet emërimi i anëtarit të Bordit të Akreditimit