Njohësi i ekonomisë, Viktor Buzhala, ka deklaruar se ndërtimtaria dhe shëndetësia dhe do të jenë dy sektorët që do të goditen më së shumti me liberalizimin e vizave, e sipas tij, shëndetësia do të jetë zor e zëvendësueshme.
Ai ka deklaruar të enjten në Konfront të KTV-së se shëndetësia është në gjendje të rënduar, por do të rëndohet edhe më nëse do të ikin mjekët.
"Sektori që pritet të goditet është i ndërtimtarisë sepse kemi prirje për ndërtimtari dhe sektori i shëndetësisë. Do të jetë shumë zor të zëvendësohet. Shëndetësinë e kemi në gjendje të rëndë pa shkuar mjekët, e nëse shkojnë ne futemi në rrugë qorre. Duhet të mendojmë mirë për këtë, ndoshta duhet të vendosim një kufizim, edhe pse s’kemi të drejtë, jam ithtar i asaj që njerëzit të mund të ikin”, ka thënë ai.
Sipas Buzhalës, popullata kosovare është e re dhe e konsoliduar, por siç ka thënë ai, duhet të kihet kujdes që kuadrot profesionale të qëndrojnë në Kosovë.
-
Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë
-
Kompanitë ndërtuese ankohen për mungesë të punëtorëve
-
Shëndetësia e arsimi, sektorët më të prekur, 95.3 % e të anketuarve e shohin pozitive heqjen e vizave
-
Gjermania vuan nga mungesa e punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit
-
Ikja e fuqisë punëtore alarm për bizneset