Nga një ministri me një buxhet prej vetëm 6 milionë e 366 mijë euro në vitin 2007, Ministria e Bujqësisë, në vitin 2017, u bë faktor i rëndësishëm për lidhje të koalicioneve.
Buxhet prej rreth 60 milionë eurosh sipas ekspertëve e bën joshëse këtë dikaster, raporton KTV.
Më 2015, buxheti i saj arriti në 60 milionë euro, derisa llogaritet se 220 milionë euro u investuan në bujqësi vetëm dy vjetët e fundit. Në disa hulumtime të bëra nga “Preporter”, del se këto miliona shkuan kryesisht në duart e militantëve partiakë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se çdo cent i ndarë për fermerët është potencialisht votë për ta në të ardhmen.
Në koalicionin aktual PAN-AKR, i cili pritet ta bëjë tash qeverinë Ministrinë e Bujqësisë po e dëshirojnë partia e Pacollit, edhe pse interes të veçantë për këtë dikaster pati edhe Nisma e Fatmir Limajt.
Ministrinë e Bujqësisë është duke e kërkuar me këmbëngulje edhe lista serbe.
-
548 mijë euro peshon fatura e armatës politike në Ministrinë e Bujqësisë
-
548 mijë euro peshon fatura e armatës politike në Ministrinë e Bujqësisë
-
Premtohet ndihmë edhe më e madhe në sektorin e bujqësisë
-
Muja thotë se Ministria e Bujqësisë shpenzoi mbi 1 milion euro qira në vit pa nevojë
- Në vendin ku askush s’dëshiron të bëhet ministër