Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bushati: Mesazhet nga Kurti e Osmani, inkurajuese për të gjithë shqiptarët

Zgjedhjet e gjashtë tetorit në Kosovë ishin një leksion demokracie për vendet rajonit, sipas ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Mendoj që 6 tetori ishte një demonstrim i bukur i vullnetit të zgjedhësve në Kosovë dhe fushata zgjedhore, mënyra se është administruar procesi zgjedhor ishte mendoj një leksion demokracie edhe për vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Bushati në emisionin “Desku” në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se fryma pozitive e Kurtit dhe Osmanit ishte inkurajuese për të gjithë shqiptarët.

“Fryma pozitive që përçoi dyshja Albin-Vjosa dhe mesazhet që i përcillnin përgjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore natyrisht që kanë inkurajuar shumë shqiptarë pavarësisht se ku jetojnë ata”, ka thënë Bushati.

Ai thotë se në këtë kohë pandemie secili vend ka nevojë për situatë politike të qetë.

“Në situatën me të cilën po përballet bota, pandemia është çështja e vetme për të cilën diskutohet. Çdo vend që përballet me një krizë të tillë ka nevojë për situatë politike të qetë dhe pandemia pothuajse në çdo vend e ka pezulluar politikën nga ajo që na jemi mësuar ta shohim deri më sot”, ka thënë ai.


Bushati: Kosova dhe Shqipëria ishin të përgjegjshme në menaxhimin e situatës me COVID-19

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, në emisionin Desku në KTV ka thënë se Kosova e Shqipëria kanë treguar përgjegjshmëri në administrimin e situatën me Covid-19.

“Tek mënyra se si reaguan Shqipëria dhe Kosova për situatën me pandeminë, besoj që si dy shtete me burime të kufizuara ekonomike dhe me burime të kufizuara njerëzore, deri në këtë moment që flasim besoj që dy qeveritë tona dhe instancat shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë kanë dëshmuar përgjegjshmëri në administrimin e kësaj situate tepër të vështirë”, ka thënë Bushati.

Ai tutje ka shtuar se ndoshta për herë të parë po shohim edhe shtete të fuqishme dhe të zhvilluara që po përkujdesen vetëm për territorin e tyre.