Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bushati: Dy nisma të rëndësishme rajonale do të kenë selinë në Tiranë

Tiranë, 31 mars - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati përshëndeti të enjten ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve të nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.

“Lajm i mirë nga Kosova ku Kuvendi sapo ratifikoi marrëveshjet e nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor. Të dyja këto nisma rajonale të rëndësishme do të kenë selinë e tyre në Tiranë”, shprehet Bushati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

1Kjo, sipas tij, është një dëshmi tjetër e rolit të posaçëm të Shqipërisë dhe përkushtimit tonë për më shumë siguri, mirëqenie dhe orientim të qartë euro-atlantik të rajonit.

{gallery}