Profesori universitar me prejardhje nga Shqipëria, Dashamir Bërxulli ka thënë se politikanët e Shqipërisë në 30 vjetët e fundit do të duhej të kishin ndërtuar një shtet më afër qytetarit.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka kritikuar organizimin e forcave të specializuara të Shqipërisë, derisa ka shtuar se duhet të nxirret mësimi i duhur për rastet e tilla.
Ai tutje e ka quajtur tragjik numrin e viktimave nga tërmeti i cili ndodhi mëngjesin e së martës në Shqipëri.
Bërxulli ka thënë se Shqipëria duhej të kishte bërë më mirë që t’i përballojë situatat e tilla, ani pse thotë një tërmet i tillë do të dëmtonte secilin shtet.
“Shqipëria, politikanët në 30 vitet e fundit do të duhej të kishin ndërtuar një shtet më afër qytetarit. Këtë mospërgatitje e shoh në problemet e mëdha të trafikut e deri tek pjesa e tërmetit. Njëlloj i mosorganizimit që e kemi parë në terren nga forcat e specializuara, ishte një mos organizim total. Shqipëria duhet të nxjerrë mësimet e duhura edhe për rastet e tilla”, ka thënë ai.
Edhe Sfidat e sistemit të menaxhimit të emergjencave civile në ShqipëriSipas tij shteti do të duhej t’i merrte parasysh paralajmërimet e sizmologëve për tërmetet e mundshme.
Ai tutje thotë se forcat do të duhej të ishin të përgatitura me të gjitha veglat e mundshme.
“Unë besoj që do të bëhet mësim që ata lot politikanësh të kthehen në punë, sepse qytetari lihet në mëshirë të fatit. Dëmet do të lënë pasoja afatgjata, sepse shumë banesa janë bërë të pabanuara. Gjithashtu do të jetohet me frikën për tërmet. Duhet të kërkohet një forcë shumë e madhe që si shoqëri ta kalojnë frikën. Ky është një moment që prish ekuilibrat. Është një mundësi për të rivendosur ekuilibrat në mënyrë pozitive”, ka thënë ai,
Bërxulli thotë se meqenëse ekipet nuk kishin veglat bazike atëherë mjetet nuk janë destinuar aty ku duhet.
“Shteti do të thotë nuk ka para të mjaftueshme për ta përballuar një krizë të tillë. Shteti duhet t’i kompensojë banesat e njerëzve të cilat janë shkatërruar”, thotë ai.
Sipas tij nëse ka dëme kaq të mëdha, kompensimi i dëmeve është shumë i madh.
“Në këtë pikëpamje më mirë do të ishte të thirrej një konferencë donatorësh për t’i ardhur në ndihmë popullatës”, ka thënë ai.
Edhe
Inxhinieri shqiptar thotë se dëmet nga tërmeti janë mbi 500 milionë euro
Ai ka thënë se si Universitet i Prishtinës, përkatësisht si Departament i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime për familjarët e sidomos fëmijët të cilët kanë ardhur nga Shqipëria në Prizren.
“Ne jemi duke organizuar që bashkë me studentët të shkojmë në kampet në Prizren për t’iu dhënë ndihmën e duhur familjeve dhe fëmijëve për shëndetin mental. Ne si Departament i Psikologjisë kemi ofruar për Shqipërinë dhe studentët e këtij departamenti një trajnim që të ketë trajtim të fëmijëve edhe në Shqipëri”, ka thënë ai.