Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Burim Gërguri zgjedhet kryesues i Kuvendit komunal të Obiliqit

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, këshilltari nga radhët e AAK-së, Burim Gërguri, është zgjedhur në raundin e parë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 21 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Hysni Mjeku, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi u zgjodh kryesues, Gërguri premtoi se do ta kryej punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.