Deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjeografi Shpejtim Bulliqi, ka paralajmëruar se ku do të jetë problemi kur të vjen radha që Kosova e Serbia të demarkojnë kufirin.
Ka përmendur një dokument që thotë të ketë siguruar nga një banor i Karaçevës, e në të cilën flitet për qindra ngastra kadastrale për të cilat ka dokumentacion edhe Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi me Serbinë është dublifikimi i kadastrave. Serbia ka dokumentet për ato ngastra dhe Kosova ka dokumente për ato ngastra. Tash do të shohim se cili është më i fortë. Por ne gjithnjë kemi humbur”, ka thënë Bulliqi. “E kemi shembullin me Maqedoninë në Debellde, dhe tash me Malin e Zi”, ka thënë tutje Bulliqi duke ripërsëritur se gabimi është bërë qysh në fillim kur kadastra është marrë si shembull për të demarkuar kufirin ka qenë gabim.