Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, i cili në rezultatet preliminare ka fituar zgjedhjet atje, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se tubimi i së dielës ishte spontan dhe i paorganizuar.
Bulliqi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se pas fjalimit të tij, kanë kërkuar nga qytetarët e grumbulluar që të shpërndahen.
“Pas 10-15 minutash, sheshi është zbrazur. Nuk ka pasur çështje të organizimit, ai organizim ka qenë spontan. Ne iu kemi afruar masës që të vjen deri tek shpërndarja e tyre. Gjobitja ka ndodhur dy ditë më herët, të premten. Prezenca e Isa Mustafës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, por edhe të tjerëve që ishin, ka pasur pak a shumë një numër të tillë të prezencësh. Është e pamundur t'i kontrollosh tubimet që ndodhin spontanisht”, ka deklaruar Bulliqi.
-
Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë
-
Mbi 72 për qind të votave të numëruara në Podujevë, Bulliqi pritet të triumfojë pa balotazh
-
Bulliqi fton qytetarët për të festuar fitoren
-
LDK-ja akuzon Bulliqin për punën njëvjeçare, ai përmend sukseset
-
Veliu: Podujeva po qeveriset nëpërmjet zhvatjes, Bulliqit i doli boja