Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, të enjten kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për investim të përbashkët në shkollën e fshatit Romajë.
Haskuka ka theksuar se projekti parasheh ndërtimin e terrenit sportiv dhe oborrit në shkollën e këtij fshati, raporton Koha.
“Është bashkëfinancim, por pjesa më e madhe e investimit është nga Republika e Bullgarisë”, ka thënë ai, duke përkujtuar se arsimi është një nga prioritetet e qeverisë komunale.
Ndërsa ambasadori Gudjev ka përkujtuar se deri në të shkuarën e afërt shteti i tij ka pranuar fonde për zhvillim nga vendet tjera dhe se tani ka mundësi që të mbështesë projekte të tilla në shtetet e rajonit. “Projektet tona ndonëse nuk janë me shuma të larta, ato kontribuojnë në ndryshim”, ka deklaruar Gudjev, duke theksuar se prioritet kanë arsimin dhe shëndetësinë. Ai ka theksuar se me fondet e Qeverisë së Bullgarisë janë jetësuar tri projekte arsimore në Shtime dhe një tjetër në Istog.
-
Ambasada e Bullgarisë rinovon një kopsht të fëmijëve në Istog
-
Heqja e masave dhe statusi i vendit kandidat, tema diskutimi mes Osmanit dhe presidentit bullgar
-
Kosova e Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural
-
Kurti e Radevi dakordohen për thellim të marrëdhënieve
-
“Zero investim në shkollat shqipe”, Lutfiu: Shpejt mund të bëhet bashkimi i shkollave në Serbi