Gjykata Themelore e Pejës iu ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së Departamentit të Zyrës Ligjore dhe Pronës të Hekurudhave të Kosovës, Sh.A ‘‘Infrakos’’, e cila kishte bërë kërkesë javën e kaluar për të sjellë masën e përkohshme të sigurisë për disa prona të saj në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.
“Gjykata ka sjellë vendimin për lëshimin e masës së përkohshme në bazë të kërkesës së palës”, konfirmoi për KD-në Selvane Buleta, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Pejës, masën e sjellë të mërkurën nga kjo gjykatë. Masa është lëshuar për pronat e “Infrakosit”, në të cilat Komuna e Pejës ka planifikuar realizimin e projektit “Bulevardi i gjelbër”, në vlerë prej 1.3 milionë eurosh, i cili po financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Këto prona shtrihen nga udhëkryqi në hyrje të Pejës nga Prishtina, në vendin e quajtur “Te rampa”, e deri te rrethrrotullimi rrugor ndër stacion të autobusëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.