Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buleshkaj: Me pasurinë e mjekëve e profesorëve mund të merremi vetëm pas një viti

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se me pasurinë e mjekëve dhe profesorëve do të mund të merren vetëm pas një viti.

Për herë të parë këtë vit, mjekët e kishin obligim ta deklaronin pasurinë.

Buleshkaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se me këto dy kategori do të merren pas një viti pasi tash është veç “faza fillestare.

“Do mund ta dimë vetëm vitin e ardhshëm si është gjendja e mjekëve. Ata e kanë deklaruar vetëm hyrjen në sistem. Nëse Ylli si mjek ka pasur të hyra 100 mijë euro, atëherë pasuria e tij nuk mund të shtohet për 200 mijë euro sepse ne e dërgojmë lëndën në Prokurori për hetim. Sepse në atë rast ka pasur mosdeklarim ose evazion fiskal. Për të gjithë mjekët, profesorët, mund të merremi seriozisht me ta pas një viti kur e kemi fazën fillestare dhe i kemi të paktën nëntë muaj të të hyrave të tyre që i kanë deklaruar te ne”, ka shtuar ai.


Buleshkaj: Verifikimi i pasurisë në monedha virtuale, tejet problematik

Edhe Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza Arbëri Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza

Verifikimi i pasurisë në monedha virtuale është shumë i vështirë, ka thënë drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit. 

Yll Buleshkaj që udhëheq këtë agjenci ka thënë se institucioni ka marrë të dhëna për pasurinë në monedha virtuale të zyrtarëve publikë vetëm dy vitet e fundit. 

Siç ka thënë ai, janë 140 zyrtarë publikë me monedha virtuale të deklaruara si pasuri dhe aty përfshihen deputetë, ministra, zëvendësministra, udhëheqës, policë, e të tjerë. 

“Është rrezik shumë i madh sepse shumë lehtë mund të mbulohen transaksionet e ndryshme që mund të kryhen përmes kriptovalutave. Nuk mund ta verifikojmë, nuk ka mekanizëm që mund ta verifikojë nëse unë i deklaroj 100 bitcoin, nuk ka mekanizëm që i verifikon ata bitcoin. Verifikimi është gati i pamundshëm”, ka potencuar Buleshkaj.


Gjinovci: Agjencia Kundërkorrupsion është përdorur edhe për thellim të korrupsionit

Analisti Rron Gjinovci ka thënë se në të kaluarën Agjencia kundër Korrupsionit është përdorur si instrument për thellim të korrupsionit.

Teksa në “Konfront” të KTV-së u diskutua për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë, Gjinovci është shprehur se është mundësi e jashtëzakonshme që njerëzit të bëjnë korrupsion përmes Agjencisë kundër Korrupsionit.

Edhe Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë Arbëri Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë

“Përvojat e mia me këtë Agjenci janë moti, para se me ardh Buleshkaj aty. Agjencia është përdorur si një instrument edhe për thellim të korrupsionit, sidomos kjo pyetja për parandalimin e konfliktit të interesit që është keqpërdorur jashtëzakonisht shumë. Nuk ka pas kontroll të mjaftueshëm, sepse s’ka pasur drejtorë. Janë lëshu lloj-lloj interpretime nga i njëjti institucion, janë dhënë interpretime për 24 orë kur iu është bë ndonjë pyetje. Si me e dit çfarë pyetje ka me qenë. Shpresoj që këto nuk janë duke ndodhur ma sepse s’jam më aty. Nëse kjo Agjenci keqpërdoret, është mundësi e jashtëzakonshme për njerëzit të bëjnë korrupsion”, ka thënë ai.


Buleshkaj i sheh me dyshim kreditë e deklaruesve të pasurisë

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se i sheh me dyshim kreditë që zyrtarët i deklarojnë. 

Ai në emisionin “Konfront” ka shtuar se ka zyrtarë me mbi 90 për qind të pagës në kredi dhe se dyshimi ngrihet se si mbijeton familja me pjesën e vogël të pagës së mbetur. 

“Çka kemi parë deri tash është se ka zyrtarë që e kanë mbi 90% të pagës së tyre në kredi, pastaj është në pikëpyetje se si mund të mbijetojnë me 200 euro në muaj si familje”, ka thënë ai.

Buleshkaj ka theksuar se si agjenci nuk futen në analiza, përveç se i vërtetojnë me bankat apo institucionet e tjera ato që janë deklaruar nga zyrtarët. 

Edhe Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë Arbëri Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

“Nuk jemi lëshuar në analizë se si jetojnë ata, pos që kemi vërtetuar se personi ka marrë me të vërtetë kredi në një bankë”, ka përfunduar ai.

Buleshkaj ka thënë se kur kanë dyshime për ndonjë pasuri të zyrtarëve, informatat i dërgojnë në Prokurori.