Sot në Budvë të Malit të Zi mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.
Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Përpos Kurtit, në Budvë, sot do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut.
Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 dhe është një nismë diplomatike që për synim ka thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.