Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, nëpërmjet një komunikate mbështet grevën e organizuar nga Sindikata e punëtorëve të judikaturës, i cili veprim është ndërmarrë si formë e presionit sindikal për realizmin e kërkesave lidhur me rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.
“Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja kërkon nga Qeveria që të ndërmerren masa të menjëhershme që të reflektoj në realizmin e këtyre kërkesave dhe rikonfirmon përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal, që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform dispozitave në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
-
Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash
-
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën