Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Bertram Brown, është i bindur se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështes në mënyrë aktive dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndihmojë aty ku është e mundur, e po ashtu pret që Prishtina, Beogradi e Washingtoni të vazhdojnë ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Washington, secili për interesat e veta.
“Normalizmi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës varet kryesisht nga qeveritë e tyre, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nëpërmjet emisarit special Mirosllav Lajçak në rolin e ndërmjetësit”, ka thënë Brown në intervistë për “Tanjugun”.
Brown ka thënë se të gjitha deklaratat që janë bërë më herët nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kanë qenë pa e ditur se për çfarë po hetohet ai ose për akuzat e ngritura nga Specialja, thotë ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Brown.
“Në diplomaci, ne takojmë njerëz të ndryshëm dhe themi gjëra të ndryshme. Pikëpamjet dhe deklaratat gjithmonë mund të ndryshojnë kur merren informata të reja”, ka thënë Brown për Tanjugun, kur u pyet se si e sheh deklaratën e Bidenit se Thaçi është “Geworge Washingtoni i Kosovës”.
-
Administrata e Bidenit mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja
- Dialogu i Brukselit dhe Amerika
-
Rubini për normalizimin Kosovë – Serbi: Duhen edhe disa vendime të vështira
-
Departamenti Amerikan paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi “ditëve në vijim”
-
SHBA: Përkrahim dialogun, të bazuar në njohje reciproke