Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqesë për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.
Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.
“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura.
“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.
Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.
Por kujtojmë se Flora Brovina, është njëra nga deputetet e PDK-së që ka abstenuar kur është votuar ligji që do të merrej me gjykimin e krimeve të kryera gjatë dhe pas luftës.