Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania e Madhe do të ndajë fonde për gjyqësinë në Kosovë dhe në Shqipëri

Në përfundim Samitit BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Londër, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe kancelarja e e Gjermanisë Angala Merkel folën se si do ta ndihmojnë Ballaknin si dhe për bashkëpunimin ekonomik n ë këtë pjesë të Europës, raporton KTV.

Kështu, kryeministrja May tha se mirëpret përkushtimin e liderëve te Ballkanit për bashkëpunim në luftimin e krimit e korrupsionit.

Ajo shtoi se siguria ne Ballkan do te thotë siguri në gjithë Europën

Mya tha Britani e Madhe do te ndajë një fond për Ballkanin. Nga ky fond do të investohet në gjyqësinë në Kosovë dhe në Shqipëri.

E para e Qeverisë britanike premtoi se vendi i saj edhe pas daljes nga BE-ja, do ta përkrahë Ballkanin.

Edhe Britania rrit fondet për Ballkanin Perëndimor Botë Britania rrit fondet për Ballkanin Perëndimor

Kancelarja gjerman Angel kërkoi përforcim të bashkëpunimit ekonomik dhe shtoi se ka progres ne Ballkan.

Merkel në fund uroi Marrëveshjen Greqi – Maqedoni për emrin të cilën e quajti hap të madh për gjithë rajonin.