Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) i Komunës së Vitisë shpreh shqetësimin për rastet e nxënësve që braktisin shkollimin e mesëm e të lartë.
EVSB-ja kritikon institucionet qendrore dhe ato komunale se nuk janë duke bërë shumë në masat për parandalimin e dukurisë.
Sipas ekipit, drejtoritë komunale të arsimit vetëm e konstatojnë gjendjen kur ka të bëjë me nxënësit, të cilët e braktisin procesin mësimor në shkolla, pa marrë masa adekuate, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas ESVB-së ka një tendencë të institucioneve që të largojnë përgjegjësinë kur bëhet fjalë për braktisjen e shkollimit, meqë arsimi i mesëm i lartë nuk është i obligueshëm në Kosovë.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla
-
Fushtica: Nga shtatori, shkollat e mesme në Prishtinë me “oficerë të sigurisë”
-
Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë
-
Testi i Arritshmërisë sërish nëpër rrjete sociale
-
Kontestimi i testit që vlerëson arritjet e nxënësve