Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se numri i madh i veturave të pasiguruara është shqetësim i madh dhe një prej shkaktarëve përse Kosova s’po anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.
Në Express Intervistën në KTV, ai ka thënë se rreth 25 për qind të veturave, që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, janë të pasiguruara.
“25 për qind i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Kosovës janë të pasiguruara. Do të dalim me raport se si mund të rregullojmë problemin me automjetet e paregjistruara. Ne jemi duke bë përpjekje për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. I kemi plotësuar të gjitha kushtet. Është një i vështirë që Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së. Gjatë kësaj periudhe deri sa të bëjmë zgjidhje në këtë problem jemi duke punuar edhe në problemin e automjeteve të pasiguruara. Është formuar një grup punues. Gjatë këtij viti do të shihen rezultatet e para. Nuk do të rrimë duarkryq. Do të provojmë që përmes një miku si Kroacia apo Sllovenia të shesim kartonin e gjelbër. Ekziston si mundësi”, ka thënë ai.
Pas dekretimit si Guvernator, Mehmeti ka thënë se Kosova ka qëndrueshmërinë më të lartë në rajon sa i përket sektorit financiar. Ka treguar se kreditë shënojnë rritje prej 11.5 për qind në baza vjetore, ndërsa është shprehur se ka pasur rënie drastike në normën e interesit në vitet e fundit, nga 14 për qind në 6.1.
Ka thënë po ashtu se në Kosovë ka konkurrencë të mirëfilltë në sektorin bankar si dhe se bankat po ndihmojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të shtetit, për shkak se “rreth 70 për qind e kredive janë të dedikuara për bizneset”.
Mehmeti ka thënë se në Kosovë ka nisur të rritet numri i ankesave në banka. Sipas tij vitin e shkuar ka pasur rritje prej 33 për qind në numrin e ankesave.
Edhe
Byroja Kosovare e Sigurimit pret të sigurohet Kartoni i Gjelbër për pak javë
Guvernatori i BQK-së ka deklaruar po ashtu se është duke u draftuar ligji i ri për bankat.
Sa i përket kompanive të sigurimeve, Mehmeti ka thënë se në vitin 2017 për herë të parë në këtë sektor ka pasur rezultat pozitiv.
-
BQK: Sivjet rritja ekonomike 6.6 për qind, sfidë anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër
-
Mbi 208 mijë vetura të paregjistruara, sfidë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër
-
Kritikohet BQK, kërkohet veprim ndaj kamatave të mikrofinancierëve
-
Mehmeti: Kemi angazhuar ekspertë nga BB-ja për analizën e rritjes së çmimeve të sigurimeve