Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Botërori e bën Prishtinën me tualete publike, MPJ kërkon largimin e tyre

Miliona euro ka fituar Rusia nga Kampionatit Botëror. Prishtina, në anën tjetër, ka përfituar diçka tjetër në krah të Botërorit 2018.

Janë këto 4 kabina për tualete publike që u vendosën në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton “038” i KTV-së.

Për shkak të transmetimit të ndeshjeve në shesh, banorët e objekteve përreth u ankuan se vizitorët po i përdorin hyrjet e ndërtesave kolektive për nevoja fiziologjike.

Tualetet vazhdimit janë mirëmbajtur dhe janë shfrytëzuar nga kalimtarët, thonë shitësit në shesh.

Por, me përfundimin e Kampionatit Botëror, këto tualete publike do të largohen nga sheshi. Këtë e ka kërkuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo kundërshtohet nga qytetarët.

Edhe Tualeti i vetëm publik në Prishtinë që ishte pa pagesë bëhet 50 centë SOT Tualeti i vetëm publik në Prishtinë që ishte pa pagesë bëhet 50 centë

Megjithatë, në Komunë thonë se tualetet ishin vendosur përkohësisht dhe se po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për vendosje të tualeteve të përhershme.

Në vitin 2013 Ministria e Mjedisit kishte ndaluar ndërtimin e tualeteve në sheshin Skëndërbeu, pasi që këtë nuk e donte Qeveria.

E pas largimit të tualeteve pas datës 15 korrik, hyrjet e banesave do të jenë sërish “zgjidhje”.