Prishtinë, 23 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Uglanin.
Presidenti Thaçi është njoftuar me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.
“Republika e Kosovës është e hapur për bashkëpunim me komunitetin boshnjak në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha tjera me interes”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar delegacionin boshnjak për mbështetjen që ky komunitet i ka dhënë popullit të Kosovës, sidomos në periudhën e luftës.
-
Shqiptarët dhe boshnjakët që jetojnë në Serbi kërkojnë reciprocitet të të drejtave
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Pompeo pret Thaçin, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Uglanin e njofton Kurtin me kërkesën e Sanxhakut për status special
-
Thaçi e Kontesha e Wessexit diskutuan problemin e të mbijetuarave të dhunës seksuale