Sytë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
Borrell ka thënë se pas bisedimeve intensive mes Prishtinës dhe Beogradit, do të diskutohet me liderët e dy shteteve për aneksin e zbatimit.
“Përmes diplomacisë fluturuese mes Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me Vuçiqin dhe Kurtin aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.
Takimet ndaras në Ohër kanë nisur me presidentin serb. Borrelli e takon kryeministrin Albin Kurti në 11:30. Kurti është takuar me liderët e Maqedonisë së Veriut paraprakisht dhe me emisarin special të Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
-
Nis takimi Kurti-Borrell
-
Borrell para takimit: Do të diskutojmë për hapat konkretë në implementimin e marrëveshjeve
-
Kurti e Vuçiqi sot takohen me liderët evropianë
-
Borrell: Përpjekjet për ta vënë në dyshim atë që është arritur në Ohër, të kota
-
REL: Liderët e BE-së do t'u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit