Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borelli informon sot ministrat e jashtëm të BE-së lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Foto: Alban Bujari / KD

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i informojë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell pritet që të bëjë një përmbledhje të plotë në lidhje me takimin që ka ndodhur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç të zhvilluar më 15 qershor në Bruksel.

Kurti pas takimit në një konferencë për media tha se çështja e të pagjeturve nuk pret dhe duhet të trajtohet. Ai deklaroi se tri nga katër propozimet e tyre në takimin në Bruksel janë refuzuar nga pala serbe.

Takimi Kurti – Vuçiq u tha se kaloi mes tensionesh e ofendimesh. Takimi i radhës mes dy liderëve pritet të mbahet më 25 korrik.