Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme do të ketë reshje të borës dhe shiut, kurse në viset malore vetëm borë.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 750m do të ketë vetëm reshje bore”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIHMK më tutje shton se mjegulla do të shfaqet vetëm nëpër disa territore të kufizuara, kryesisht ultësira dhe rrëzë maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe herë –herë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s.