Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bora arrin dy metër në zonën e Pukës

Në qarkun e Shkodrës reshjet e borës duket se nuk kanë shkaktuar bllokime të rënda, me përjashtim të zonës së thellë në Pukë, ku bora është e shoqëruar me stuhi të fortë.

Në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m, bën të ditur abcnews. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Reshje bore ka në segmentet Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin.