Mbrëmë rreth mesnatës është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së policit, Bane Jakovleviq në fshatin Rudarë të Zveçanit, por përveç dëmeve materiale nuk ka viktima apo të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të kp-së.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, ndërsa Jakovleviq në kohën e shpërthimit nuk ka qenë në shtëpi.
Mësohet se nga ky shpërthim janë thyer pothuajse të gjitha dritaret e shtëpisë.
Deri tani nuk dihen autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa, Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.
“Polici Bane Jakovleviq i cili punon në njësitin e trafikut në Zveçan dyshohet të jetë i lidhur ngushtë me njerëz të përfshirë në kontrabandë dhe punë tjera kriminale. Atij ditë më parë i është djegur edhe lokali në veri të Mitrovicës”, kanë thënë burimet.
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
Sulmohet një burrë, disa persona iu futën në shtëpi dhe e goditën me një mjet