Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bojkotit i bashkohet edhe kryetari i Kuvendit, seancën e vazhdojnë LDK, VV...

Pas lëshimit të seancës së Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së në shenjë revolte ndaj deklaratave të misionit të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, edhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli i është bashkuar këtij vendimi.

Ai ka ftuar nënkryetaren e Kuvendit Aida Dërgutin që të kryesojë seancën.

Ndërkohë, grupi i deputetëve të LDK-së janë në konsultime për të marrë një qëndrim në lidhje me atë nëse do ta mbështesin propozimin e PDK-së për mbajtjen e seancës ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është për vazhdimin e seancës.