Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua rreth problemeve të personave me nevoja të veçanta, në Ditën Ndërkombëtare të tyre, është parë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Një deklaratë e Selmanajt për personat e pagjetur dhe të mbijetuarve, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje, parti të tjera, e familjarë, të kërkojnë dorëheqjen e tij. VV-ja, madje pati deklaruar javën e kaluar se s’do të lejojë mbajtjen e asnjë seance ku i pranishëm është Selmanaj.
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, shprehet e frustruar me praninë e tij në sallën e Kuvendit. Madje, Selmanajn e quan edhe të pafytyrë.
“Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit. Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, shkroi Bogujevci në Facebook, duke postuar edhe një fotografi të Selmanajt të cilën e ka realizuar ajo në Kuvend.
Më herët gjatë ditës, kur po mbahej seanca, deputeti i kësaj partie, Fitim Uka, duke iu referuar prezencës së Driton Selamanajt në Kuvend, tha se për shkak të respektit për personat me nevoja të veçanta po përmbahen duke ia rikujtuar thjesht që ai tashmë është i padëshiruar në këtë Kuvend.
Edhe
Prania e Selmanajt nxit protestën e VV-së, pamundësohet mbajtja e seancës
Për shkarkimin e Selmanajt ishte iniciuar edhe një peticion online, dhe thirrjes për shkarkim i ishin bashkuar edhe organizata “Thirrjet e nënave”.
Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të...
Posted by Saranda Bogujevci on Thursday, December 3, 2020
-
VV-ja e lidh praninë e Selmanajt në seancë me interpelancën e Hotit për Ujmanin: Po fshihet pas tij
-
Rogova kërkon largimin e Selmanajt, kritikon Hotin
-
Deputetja e VV-së: Selmanaj duhet të trajtohet njëjtë si Jabllanoviqi
-
Basha: VV-ja s’do të lejojë mbajtjen e asnjë seance ku i pranishëm është Selmanaj