Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit, ia ndan Trumpi

Ish-Senatori Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit "për shërbimin ndaj vendit".

Bob Dole ka qenë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 - 1996.

Ai është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Donald Trump, Nënpresidenti Mike Pence, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, Kryetari i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell, drejtuesja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe drejtuesi i demokratëve ne Senat Chuck Shumer.

Bob Dole njihet si mik i madh i shqiptarëve, i cili luajti rol vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ai e ndërmjetësoi te ish-presidenti, amerikan Bill Clinton angazhimin e SHBA-së për bombardimin e ish-Jugosllavisë e më pas te ish-presidenti Gorge Bush për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Dole është hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe Administratën amerikane në favor të Kosovës.

Edhe Bob Dole, hero për shqiptarët e burrë shteti i respektuar nga të dyja palët e politikës Arbëri Bob Dole, hero për shqiptarët e burrë shteti i respektuar nga të dyja palët e politikës

I pranishëm ishte edhe Xhim Xhema, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro amerikan, i cili e konsideroi Dole një hero për shqiptarët.

Këtu mund ta shihni të plotë ndarjen e “Medaljes së Artë të Kongresit”.